Duka flet për stadiumin e ri 

Futboll

Duka flet për stadiumin e ri 

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 18:31
Stadiumi

Kanë mbetur edhe pak ditë nga inagurimi i shumëpritur i “Arenës Kombëtare”.

Në një intervistë për emisionin “Ora e Tiranës”, të moderatores, Fjoralba Ponari, presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka zbuluar disa detaje tepër të rëndësishme në lidhje me impiantin modern që është drejt përfundimit. Kreu i FSHF-së nuk ka nguruar të flasë edhe për të ardhmen e trajnerit Edi Reja si dhe për ecurinë e ekipit Kombëtar, duke u shprehur: “Hyrja e stadiumit nuk ka ndryshuar, është siç ka qenë në vitin 1939-të. Brenda hyrjes gjithçka ka ndryshuar. Kemi nisur një proces për të komericalizuar emrin e stadiumit.

Një eksperiencë botërore. Nëse do isha unë i anketuar, apo i një fushe tjetër, do të thoja pse jo t’i vija një emër të një futbollisti apo një politikani. Ky stadium do financa për t’u mirëmbajtur. Nëse dikush financon, do isha dakord që të bënim një anketë për emrin. Ky është stadium që pret një emër. Është një objekt që jo vetëm do luhet futboll, por do të vizitohet edhe nga turistë të ndryshëm. Është një muze me historinë e Tiranës. Në pjesën e poshtme, nëpërmjet nënkalimit, futen sportistët dhe pjesa organizative e ndeshjes. Ka një paradhomë, si mencë, në të cilën futbollistët mund të hana, para ndeshjes, ose pas ndeshjes. Do ketë dhoma masazhi për futbollistët, dhomë akulli për rikuperim”, tha Duka. Si do të jenë çmimet e biletave? “Afërsisht të njëjta siç kanë qenë edhe më përpara. Sipas rëndësisë së ndeshjes. Pak a shumë të njëjta siç kanë qenë në Elbasan apo në Shkodër.

Tribuna VIP ka më shumë se 1000 vende. Në katin e tretë janë mediat dhe salla VIP. Ka pasur shumë komente dhe do ketë për kullën. Ne me shumë pak mundësi kemi një stadium të bukur. Kulla më duket një objekt i bukur dhe një simbol që të orienton te stadiumi. Nëse nuk do kishte një biznes, ishte e vështirë të kishte një stadium”, tha ai. A do të jetë stadiumi i hapur me Francën?

“Të dyja ndeshjes me Andorrën dhe Francën do të luhet në këtë stadium. Besoj deri në atë kohë do të ketë dhe një emër. Do të ketë një ceremoni madhështore. Do të jetë dhe president i UEFA-s dhe FIFA-s. Do të ketë një festë”, ka thënë Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat