Manaj shënon dhe ia siguron pikët e plota Albacetes

Futboll

Manaj shënon dhe ia siguron pikët e plota Albacetes

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 00:59
Rey Manaj

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka qenë vendimtar në fitoren e Albacetes ndaj Alcorconit, pasi ndeshja u mbyll 1-0.

Vendasit dominuan në këtë takim, megjithatë mysafirët arritën të arkëtojnë pikët e plota falë golit të shënuar nga Manaj në minutën e 67.

Manaj shënoi nga penaltia, që ishte akorduar me VAR.

Ky ishte goli i dytë i Rey Manayt në La Liga 2.

 

Me këtë fitore Albacete shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt në La Liga 2.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat