Real Madridi shënon fitore jo të lehtë

Futboll

Real Madridi shënon fitore jo të lehtë

Nga: K. G. Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:01
Real Madridi shënon fitore jo të lehtë

Real Madridi nuk është në formën e duhur, më së miri e dëshmon fitorja e sotme me rezultat 4:2 ndaj Granada-s, në takimin e javës së tetë në elitën e futbollit spanjoll.

Reali avancoi me 3:0 por që në fund e rrezikoi edhe fitoren. Golat për Realin i realizuan Benzema (2'), Harard (45+1') e Modriç (61') e Rodriguez (90+2’) dhe për Granada-n Machis (69'-nga penalltia) e Duarte (78').

Reali është në kreun e tabelës me 18 pikë, kurse Granada mban pozitën e dytë me 14 sosh.  

Në fakt ka qenë edhe si lloj derbi mes këtyre skuadrave, edhe e cila u vërtetua me rivalitet në fushë, ngase Granada e mbajti paksa në presion klubin madrilen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat