Barcelona seriozisht pas Lautaro Martinez

Futboll

Barcelona seriozisht pas Lautaro Martinez

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 22:11
Lautaro Martinez

Interesi i Barcelonës për Lautaro Martinez do të thotë që klauzola e lirimit prej 111 milionë euro nuk është më një siguri për Interin.

22-vjeçari argjentinas përmendet gjithnjë e më shumë si lojtar që do ta vesh fanellën e ‘Blaugranëve’, rekomanduar nga Lionel Messi.

Ai shënoi brenda dy minutave në ‘Camp Nou’ në takimin e tyre të fundit në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani ka nëntë gola në 14 paraqitje për vendin e tij.

Sipas Tuttosport, duke marrë parasysh koston e përgjithshme të talentit, klauzola e lirimit prej 111 mln euro mund të shihet si një pazar.

Inter janë të brengosur dhe do të fillojnë negociatat për një kontratë të re që do ta ngriste apo ulte ndjeshëm klauzolën.

Marrëveshja e tij e tanishme shkon deri në qershor 2023 dhe u nënshkrua në korrik 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat