Ja sa tifozë malazezë do të jenë sonte në tribunat e ‘Fadil Vokrrit’

Futboll

Ja sa tifozë malazezë do të jenë sonte në tribunat e ‘Fadil Vokrrit’

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 14:49
Stadiumi ‘Fadil Vokrri’

Kosova luan sonte ndeshjen ‘’jetë a vdekje’’ kundër Malit të Zi, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

‘Dardanëve’ i duhet fitorja që të mbajnë gjallë shpresat për kualifikim direkt në Euro 2020.

Tribunat pritet të jenë të stërmbushura, siç ka ndodhur në çdo ndeshje ku biletat janë shitur në kohë rekord.

Por nuk do të ketë vetëm tifozë vendas, pasi 300 tifozë mysafirë pritet të mbushin sektorin e jugut.

Raportohet se mes tyre ka edhe tifozë serbë, që kanë udhëtuar për ta përkrahur Malin e Zi. Rreth 50 kujdestarë sigurie pritet të rrethojnë sektorin e mysafirëve.

Kujtojmë se malazezët nuk njihen aspak për disiplinë, pasi në ndeshjen ndaj Anglisë në Podgoricë u dënuan me një ndeshje pa tifozë për shkak të fyrjeve raciste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat