Milani po kalon një situatë skandaloze në këtë fillim sezoni. Trajneri Marco Giampaolo u largua për t'i lënë vendin Stefano Piolit, një ish-interisti të urryer nga tifozeria e kuqe. "Djalli" do të debutojë me trajnerin e ri në stol në ndeshjen kundër Lecces në shtëpi, ditën e diel.
Dy zyrtarët e lartë të Milanit, Paulo Maldini dhe Boban ishin të pranishëm në seancën e sotme stërvitore. Ata kanë biseduar me Piolin dhe kanë marrë informacionet e fundit në lidhje me grupin e lojtarëve.
Giampaolo pati përplasje me drejtuesit e tij, pasi nuk aktivizoi futbollistët e afruar në merkaton e verës. Gjërat duket se do të ndryshojnë me Piolin i cili pritet të përmbysë situatën duke aktivizuar futbollistët e rinj. Një situatë që i shkon për shtat dhe Maldinit dhe Bobanit që duan të justifikojnë afrimet e reja.