5 gola në 6 ndeshje, Icardi i “përulet” një 20-vjeçari dhe zbulon të ardhmen

Futboll

5 gola në 6 ndeshje, Icardi i “përulet” një 20-vjeçari dhe zbulon të ardhmen

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:24
Mauro Icardi

Tani për tani po shfrytëzoj rastin, që jam te PSG. Do të shohim se çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm". Këto janë fjalët e Mauro Icardi, sulmues i huazuar nga Interi te kampionët francezë, thënë për “Le Parisien”. Pas tensioneve me klubin zikaltër në sezonin e kaluar, sulmuesi u bashkua me pariezenët në formë huazimi, fillimisht, me të drejtën e blerjes përfundimtare. E ardhmja e tij do të varet gjithashtu nga performanca, e cila aktualisht përmblidhet në 5 gola për 6 ndeshje me fanellën pariziene. 

Dy golat e fundit mbërritën mbrëmë, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të fituar 5-0 kundër Clube Burigge: "Jam shumë i lumtur me golat dhe fitoren e ekipit. Ne e dinim se do të ishte e ndërlikuar të fitonim në Belgjikë, kundër një ekipi të vështirë. Klima brenda grupit tonë është pozitive, atmosfera mjaft e mirë". Në fakt, në sulmin e PSG ka shumë konkurrencë për Icardi; Di Maria, Neymar, Cavani dhe Mbappé. Me këtë të fundit po lind një ndjenjë e shkëlqyeshme, gjë që e pranon vetë argjentinasi:

 "Ne të gjithë i dimë cilësitë e Kylian, jam shumë i lumtur që luaj përkrah një lojtari të këtij niveli. Është kënaqësi e vërtetë. Ai t’i bën gjërat më të lehta në fushë. Unë, “Matador” i ri? Jo, tashmë e kemi një të tillë, është Edi Cavani. Unë duhet të shënoj dhe të përpiqem të bëj çmos për ta ndihmuar skuadrën të fitojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat