Arena Kombëtare nuk është gati, shtyhet ndeshja testuese - Bota Sot
Arena Kombëtare nuk është gati, shtyhet ndeshja testuese

Futboll

Arena Kombëtare nuk është gati, shtyhet ndeshja testuese

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Arena Kombëtare nuk është ende gati.

Njoftimi vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila ka shtyrë me një javë ndeshjen testuese mes dy skuadrave të femrave Vllaznisë dhe Apolonisë, megjithatë siç bën me dije vetë FSHF nuk ka asnjë rrezik për ndeshjen me Francën.

Njoftimi i plotë i FSHF-së.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.Duke qënë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos sëbashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjëndje optimale në prag të ndeshjes inaguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës. Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat