Nota e Rashicës të lë pa fjalë në Gjermani

Futboll

Nota e Rashicës të lë pa fjalë në Gjermani

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 18:57
Nota e Rashicës të lë pa fjalë në Gjermani

Werder Bremen nuk ka arritur që të shënojë fitore në përballjen kundër Freiburg.Bremen kanë marrë vetëm një pikë nga përballja me Freiburg, në kuadër të xhiros së 10-të të Bundesliga, duke luajtur baras me rezultatin 2:2.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Milot Rashica, i cili shënoi një gol dhe shtoi një asistim.

Fillimisht, Rashica hapi llogarinë duke shënuar gol në minutën e 9’ të takimit, për epërsinë e parë të Werder.Mysafirët reaguan me anë të Nils Petersen, në minutën e 28’ të takimit për të shkuar në pauzë me rezultatin e barabartë.Rashica doli edhe një herë në skenë kur dha asistimin për Gebre Selassie, i cili tundi rrjetën në minutën e 59’, për epërsinë e dytë të Bremen.

Werder u dorëzua në minutën e 94′ kur Petersen realizoi përsëri.Tashmë Bremen ngritët në 11 pikë, për pozitën e 12 në tabelë, kurse Freiburg ka 18 pikë për pozitën e 5.

Rashica ishte lojtari më i vlerësuar i ndeshjes me notën 8.6.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat