Presioni te lojtarët, Bayerni nuk ndalet vetëm me largimin e Kovacit

Futboll

Presioni te lojtarët, Bayerni nuk ndalet vetëm me largimin e Kovacit

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:15
Karl-Heinz Rummenigge

CEO i Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge u ka kërkuar lojtarëve që të rrisin përformancën e tyre dhe të mos mendojnë për shkarkimin e trajnerit Niko Kovac të dielën. Ai u ka bërë presion atyre duke u kërkuaur dy fitore në një javë shumë të rëndësishme për klubin. 

"Kemi një javë të fortë përpara. Ne përballemi me Olimpiacosin në Champions League të mërkurën dhe duam të kualifikohemi për raundin tjetër. Të shtunën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Dortmundit dhe duhet të fitojmë derbin më të rëndësishëm të Gjermanisë. 

"Kovac? Hansi Flick ka besimin tonë dhe mendoj se është njeru i duhur për momentin", - tha Rummenigge. Byerni shkarkoi Niko Kovacin pas humbjes 5-1 me Frankfurtin. Kampionët e Gjermanisë nuk po luanin mirë prej javësh dhe sinjalet drejt teknikut kroat ishin përcjellë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat