Valverde shpjegon problemin Messi – Griezmann

Futboll

Valverde shpjegon problemin Messi – Griezmann

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 22:32
Messi – Griezmann

Ernesto Valverde ka komentuar ‘mosmarrëveshjet’ mes Lionel Messi dhe Antoine Griezmann.

Që nga transferimi i Griezmann tek Barcelona është shkruar për pakënaqësinë e Leo Messi, dhe një gjë e tillë nganjëherë vërehet edhe në fushë.

Shumë tifozë të futbollit kanë zbuluar sekuenca të ndeshjeve kur Messi heziton t’i pasojë topin francezit.

Lidhur me këto probleme ka folur edhe Ernesto Valverde, i cili ka dhënë një shpjegim më ndryshe.

“Thuhet shumë për këtë situatë, por mendoj se është më e thjeshtë sesa duket. Griezmann është mësuar në një tjetër stil të lojës” ka thënë fillimisht Valverde.

“Nuk ka qenë e lehtë për të në vitin e parë, por kur lojtarët fillojnë të kuptohen, do të jetë më e lehtë” shtoi spanjolli.

Mbetet të shihet nëse raportet mes dy lojtarëve do të përmirësohen gjatë vazhdimit të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat