Haaland i habit të gjithë: Flej me 5 të dashurat e mia!

Futboll

Haaland i habit të gjithë: Flej me 5 të dashurat e mia!

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 20:24
Erling Braut Haaland

Erling Braut Haaland është njeriu i momentit në futbollin europian. Sulmuesi i Red Bull Salzburgut shënon pafund dhe në 12 ndeshje në kampionatin austraik ka shënuar 15 gola, pa harruar 4 gola në Kupë dhe 7 në Champions. Ai është grumbulluar nga ekipi i parë i Norvegjisë dhe ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, por ka bërë dhe shaka për hat-trick e shënuar.  

"Gjëja më e mirë është të shënoj gola. Kam 5 topa në Salzburg për hat-trick e shënuar. Unë flej me ta, janë të dashurat e mia", - thotë i riu me shaka. "Jam i lumtur që jam thirrur nga Norvegjia, pres të fitojmë dy ndeshjet e radhës. Nuk mendoj se sa gola do të shënoj. Nuk mund të them se çfarë dua të përmirësoj, punoj me trajnerin dhe klubin". 

Nuk mund të mungonin pyetjet dhe për të ardhmen e tij. "I kam dëgjuar lajmet për mua. Juventus, Manchesteri dhe Reali? Ju e dini se si do të përgjigjem. S'kam koment. Të luaj me Ronaldon te Juventusi? Sërish asnjë koment", - tha i ri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat