Si t’iu ikim lëndimeve gjatë aktiviteteve sportive? - Bota Sot
Si t’iu ikim lëndimeve gjatë aktiviteteve sportive?

Futboll

Si t’iu ikim lëndimeve gjatë aktiviteteve sportive?

Nga: Arbanis Maxhuni   Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 17:55
Arbanis Maxhuni  

Kemi parë shpeshherë kur sportistët në kulmin e karrierës dhe të formës kanë hasur në lëndime të cilat e kanë penalizuar për të vazhduar aktivitetin sportiv dhe gjatë ekzaminimeve mjekësore e kemi parë që shkalla e lëndimit është e lartë, gjithashtu gjatë anamnezës kemi kuptuar që përgatitjet nuk kanë qenë të nivelit të duhur. 

Image

Luftëtarët e fundjavës (sportistët) shpeshherë kanë një shkallë të lartë të lëndimit, mbani mend nëse doni të merreni me një sport duhet të stërviteni siç duhet për atë sport. 

Shumë dëmtime mund të parandalohen duke ndjekur një program të stërvitjes të krijuara posaçërisht për sportin tuaj.

Mbathni atlete të përshtatshme për aktivitetin tuaj duke e ditur që edhe mbathjet adekuate për sportin tuaj shpeshherë kanë qenë edhe mburojë e mirë e gjurit tuaj.
Pushimi? Sportistët të cilët kanë ditë të njëpasnjëshme stërvitjesh janë me të predispozishëm gjatë lëndimeve sepse trupi i tyre lodhet nga ngarkesat në stërvitje dhe mundësia e lëndimit kur muskujt janë të lodhur është e madhe, prandaj rekomandohet shpeshherë që brenda javës të kenë dy ditë pushimi. E sportistët që mendojnë se sa më shumë të stërvisin aq më mirë do të luajnë ky është një keqkuptim i madh. Pushimi është një komponent kritik i trajtimit të duhur. 

Ngrohja? Gjithmonë ngrohni muskujt tuaj para çdo aktiviteti sportivë pasi që muskujt e ngrohtë e kanë më të vështirë të lëndohem pasi bëhen me elastik  dhe e absorbojnë lëndimin.

Image

Dhimbja? Shmanguni lojës kur ndjeheni shumë të lodhur dhe me dhimbje, dhimbja tregon një problem ju duhet ti kushtoni një vëmendje shenjave parandalues që trupi juaj ju ofron. 
Gjithmonë keni kujdes sepse shumë lëndime të mëdha vijnë nga pakujdesitë e vogla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat