Futbollisti Mërgim Mavraj qëndroi për pak kohë jashtë fushave të blerta, kjo për shkak të një dëmtimi në shpatull.
Por, mbrojtësi shqiptar tashmë është gati të kthehet në fushën e lojës me ekipin e tij Greuth Furth , që do të luajë derbin ndaj Nurnbergut, këtë fundjavë.
Mbrojtësi shqiptar ka folur për “nordbayern.de”mbi ndeshjet derbi, ku ka përmendur atë sfidën mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014, që u ndërpre.
“Jam mësuar me beteja. Luajmë në shtëpi dhe është një përparësi e madhe për ne, pasi kemi dhe tifozët. Ndeshja e 2014-ës mes Shqipërisë dhe Serbisë, ishte më shumë se një derbi apo luftë. Na larguan nga stadiumi me helikopter”, shprehet Mavraj.
Më tej ai ka shtuar: “Ky është një nga derbit më të vogla. Deri është 90 minuta krenari, për klubin dhe qytetin”.