Joao Felix fiton çmimin “Golden Boy”

Futboll

Joao Felix fiton çmimin “Golden Boy”

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 12:50
Joao Felix

Sulmuesi i Atletico Madrid, Joao Felix ka arritur të fitojë çmimin “Djaloshi i Artë”.

Çmimi “Djaloshi i Artë” vlen për lojtarët nën moshën 21-vjeçare, të cilët tregojnë kualitetin e tyre brenda një sezoni.

Kësaj radhe çmimin e ka fituar portugezi, i cili është transferuar në Atletico Madrid nga Benfica për 120 milionë euro.

Për këtë çmim vendimet i japin gazetarët nga mediat e ndryshme në botë.

Në vendin e dytë ka qenë Jadon Sancho i Borussia Dortmund ndërsa në vendin e tretë mesfushori Kai Havertz i Bayer Leverkusen. 

Këtë çmim e kanë fituar deri më tani emra të njohur si Wayne Rooney, Lionel Messi, Cesc Fabregas, Sergio Aguero, Paul Pogba, Raheem Sterling dhe Anthony Martial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat