Shpërthen Lukaku: Kjo është gjëja më idiote që kam parë

Futboll

Shpërthen Lukaku: Kjo është gjëja më idiote që kam parë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 09:19
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku ka sulmuar të përditshmen italiane Corriere dello Sport, që ka dalë në treg këtë të enjte me titullin Black Friday në faqe të parë, duke iu referuar sfidës mes mbrojtësit të Roma-s, Chris Smalling, dhe sulmuesit të Inter-it, që do të zhvillohet të premten në mbrëmje në San Siro mes zikaltërve dhe verdhekuqve.

Ylli belg, gjithmonë në vijë të parë në luftën kundër racizmit, ka sulmuar të përditshmen sportive me një postim të publikuar në profilin e tij në Instagram, duke i ftuar gazetarët që ta bëjnë më mirë punën e tyre.

"Në vend që të përqendrohet te beteja mes dy skuadrave, Corriere dello Sport ka përdorur titullin më idiot që kam parë në karrierën time. Në këtë mënyrë nxitet racizmi", ka shkruar sulmuesi i Inter-it.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku) on

"Në vend që të flitet për një ndeshje të bukur që do të luhet në San Siro mes dy skuadrave të mëdha... Edukimi është çelësi. Ju të Corriere dello Sport duhet ta bëni më mirë punën tuaj. Faleminderit të gjithë tifozëve dhe gazetarëve të tjerë për mbështetjen dhe të shikojmë të gjithë përpara drejt ndeshjes së ardhshme. Forca Inter".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat