Celina asiston, fiton Swansea - Bota Sot
Celina asiston, fiton Swansea

Futboll

Celina asiston, fiton Swansea

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:01
Celina asiston, fiton Swansea

Swansea fiton tri pikë të mëdha, e mposht me 3:1 Middlesbrough-in, në takimin e javës së 22-të të Championship (liga e dytë angleze) në futboll.

Ayew (22'-nga penalltia e 71') dhe Surridge (73') shënuan për vendasit dhe Tavernier (59') për mysafirët.  

Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, luajti me sukses, asistoi në golin e dytë dhe u zëvendësua në minutën e 72-të.

Swansea është në vend të dhjetë me 34 pikë, ndërsa Middlesbrough i 20-ti me 21 sosh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat