Atletico merr tri pikët e radhës, shënon fitore ndaj Osasunas - Bota Sot
Atletico merr tri pikët e radhës, shënon fitore ndaj Osasunas

Futboll

Atletico merr tri pikët e radhës, shënon fitore ndaj Osasunas

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 23:19
Foto nga ndeshja

Atletico Madrid ka arkëtuar tri pikë të reja në La Liga.

‘Los Rojiblancos’ regjistruan fitore me rezultatin 2:0, kundër Osasuna, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.

Atletico Madrid vendosi fatin e këtij takimi në pjesën e dytë, kur gjetën rrugën e golit dy herë.

Fillimisht ishte Alvaro Morata, i cili shënoi gol në minutën e 67’ të takimit, për të zhbllokuar shifrat.

Saul Niguez shënoi për të dyfishuar epërsinë e skuadrës së Diego Simeone, për të vendosur edhe rezultatin final, 2:0, në minutën e 75’.

Atletico tashmë numëron 29 pikë në 17 ndeshje, për pozitën e katërt në tabelë, kurse Osasuna numëron 23 pikë për pozitën e 10-të në tabelë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat