Humbje e çuditshme e skuadrës së Nuhiut në Angli

Futboll

Humbje e çuditshme e skuadrës së Nuhiut në Angli

Nga: Kemajl Goca Më: 26 dhjetor 2019 Në ora: 18:03
Humbje e çuditshme e skuadrës së Nuhiut në Angli

Skuadra e Stoke Cityt si vendas triumfoi me 3:2 rezultat ndaj Sheffield Wed, në takimin e javës së 24-të të Championship (liga e dytë angleze).

Humbje e çuditshme e Sheffield dhe në kohën shtesë nga 1:2 në 3:2. Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, u paraqit standard për Sheffield Wed dhe u zëvendësua në minutën e  65-të nga Murphy.

Nuhiu bëri paraqitje të mirë. Vendasit kaluan në epërsi me golin e McClean në minutën e 11-ë, por Sheffield Wed në pjesën e dytë shënon dy herë duke iu falënderuar golave të Fox në minutën e 67-të dhe Lees në atë të 74-tën.

Në fund, Stoke fitoi me golat e Campbell (90+5') e Vokes (90+8’). Sheffield Wed është në vend të katërt me 39 pikë, kurse Stoke është në vend të 21-të me 21 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat