Juventusi dhe PSG-ja gati të shkëmbejnë lojtarët

Futboll

Juventusi dhe PSG-ja gati të shkëmbejnë lojtarët

Më: 27 dhjetor 2019 Në ora: 13:38
Juventusi dhe PSG-ja gati të shkëmbejnë lojtarët

Festat e fundvitit nuk i kanë ndaluar kontaktet mes PSG-së dhe Juventusit, për të mbyllur operacionin e shkëmbimit mes Emre Xhanit dhe Leandor Paredes.

Siç raporton “Sport Mediaset”, marrëveshja është shumë pranë konkludimit dhe pritet që të dy lojtarët të ndryshojnë skuadër në merkaton e janarit.

Të dy mesfushorët janë të pakënaqur në skuadrat e tyre, ashtu siç klubet presin më shumë se ata dhe kështu që shkëmbimi ka çdo rrugë të hapur nga të gjitha palët.

Kujtojmë që Emre Xhan u transferua te Juventusi me parametra zero, pasi gjermani mbeti i lirë nga Liverpuli. Ndërsa PSG-ja pagoi për Paredes, plot 47 milionë për ta marrë lojtarin në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat