Rui për momentin nuk është duke menduar për Barçën

Futboll

Rui për momentin nuk është duke menduar për Barçën

Më: 3 janar 2020 Në ora: 17:38
Mario Rui

Mbrojtësi i majtë i Napolit, Mario Rui nuk është duke menduar për përballjen në r Ligën e Kampionëve. “Nëse tani mendoj për Lionel Messi dhe Barcelonën, do të kishte kokëdhimbje”.

Napoli kishte një fund të vështirë për vitin 2019, ku shkarkuan Carlo Ancelottin dhe e punësuan Gennao Gattuson si zëvendësues së tij pasi që kanë pasur rënien më të madhe në dy muajt e fundit që nga largimi i Sarrit.

“Ne kemi pasur nevojë për këtë pushim, për t’i rimbushur bateritë. Ne kemi punuar mirë të hënën do të jemi gati 100%”, ka thënë Mario Rui për Radio Kiss Kiss.

“Çdo trajner kishte mënyrën e tij të punës, s’pari bën derisa Ancelotti e dashuronte, tani Gattuso”.

Napoli do të përballet në rrethin e 16 të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, por ndeshja nuk do të jetë deri në shkurt.

“Nëse tani filloj të mendoj për Messi dhe Barcelonën do të kem kokëdhimbje! Jam me fat, është ëndërr të luash kundër më të mirëve dhe të jesh në të njëjtën fushë me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat