Karriera e Pogba tek Man Utd është e mbaruar

Futboll

Karriera e Pogba tek Man Utd është e mbaruar

Më: 3 janar 2020 Në ora: 21:27
Paul Pogba

Paul Pogba nuk ka të ardhme tek Manchester United.

Edhe Manchester United, edhe mesfushori Paul Pogba, duket sikur duan një fillim të ri.

‘The Sun’ shkruan se karriera e lojtarit francez tek Manchester United tashmë është e mbaruar,

Pogba ka qenë jashtë fushave të blerta si pasojë e një lëndimi për pjesën më të madhe të sezonit, me spekulimet për një largim nga ‘Old Trafford’ që po rikthehen në qendër të vëmendjes.

Tashmë duket se situata qëndron më ndryshe. Edhe lojtari edhe klubi janë të interesuar të mbyllin marrëveshje për ndarje rrugësh, vetëm tri vite pas rikthimit të lojtarit nga Juventus.

Real Madrid është skuadra që shihet si destinacion potencial për lojtarin. Kroos është nga alternativat për të kaluar në ‘Old Trafford’, si pjesë e marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat