Mourinho ofertë zyrtare Muriqit, Fenerbahçe kthen përgjigje

Futboll

Mourinho ofertë zyrtare Muriqit, Fenerbahçe kthen përgjigje

Më: 3 janar 2020 Në ora: 22:43
Vedat Muriqi

Tottenhami ka ndjekur prej kohësh sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka bërë mjaft mirë, pasi është kthyer në një lider tek ekipi i tij dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve në merkaton e janarit. Tottenhami ka qenë ekipi i interesuar për shërbimet e tij. 

Trajneri Jose Mourinho e sheh si idealin për të zëvendësuar Harry Kane. Skautët e londinezëve kanë dhënë miratimin e tyre dhe oferta ka ardhur në zyrat e Fenerit. Mediet turke bëjnë me dije se 8 milionë euro kanë ofruar anglezët për kartonin e shqiptarit. 

Turqit kanë reaguar shpejt dhe kanë hedhur postë një ofertë të tillë. Ata donin 20 milionë euro, por duke parë problemet me financat mund të pranojnë dhe 15 milionë euro për futbollistin shqiptar. Tottenhami nuk është i vetmi ekip që është në garë, pasi lojtari po minitorohet dhe nga Burnley, Monaco, Lazio, etj.   

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat