Guardiola shfryn ndaj pyetjes provokuese: Po, kam dështuar që kur e nisa me 6 tituj te Barcelona…

Futboll

Guardiola shfryn ndaj pyetjes provokuese: Po, kam dështuar që kur e nisa me 6 tituj te Barcelona…

Më: 4 janar 2020 Në ora: 12:48
Guardiola

Trajneri i Manchester City foli në prag të ndeshjes së “FA Cup”, që do ta përballë ekipin e tij kundër Port Vale. Ai bëri ironi, kur iu përgjigj pyetjes nëse e konsideron të dështuar sezonin aktual, me ekipin e tij.

Pep pranoi se është shumë e vështirë të rikuperohet distanca ndaj Liverpool-it në garën për titull në Premier League: “Normalisht, kam dështuar vit pas viti, që kur e nisa me gjashtë tituj të fituar premierën time si trajner te Barcelona. Pas arritjes së kësaj, kam dështuar vit pas viti. Është diçka që e pranoj, por nuk kam asnjë problem me këtë situatë".

Trajneri katalanas, i cili nuk ka luajtur asnjë finale të Ligës së Kampionëve, që pas largimit nga Barcelona, ka fituar tituj të shumtë kombëtarë, si me Bayernin, ashtu edhe me Manchester City. Me “qytetarët”, ai arriti të fitojë titullin e Premier League, “FA Cup”, Kupën e Ligës dhe Superkupën në sezonin 2018-2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat