Lojtari i Kosovës kurorëzon martesën në ambientet e Komunës së Leverkusenit! Ky është djali i portierit të famshëm

Futboll

Lojtari i Kosovës kurorëzon martesën në ambientet e Komunës së Leverkusenit! Ky është djali i portierit të famshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 4 janar 2020 Në ora: 13:00
Learti gjatë kurorëzimit

Learti rrjedhë nga një familje sportistësh! Babai i tij, Shukri Paçarada, ish portier i famshëm i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina dhe axha i tij, Nazmiu, ish basketbollist dhe ish Komesar i Garave i FBK-së dhe ish sekretar i përgjithshëm i FBK-së, padyshim se janë të gëzuar.

Sepse Leart Paçarada, anëtar i FC Sandhausen, prej mbrojtësve më të mirë në Bundesliga II dhe pjesë e padiskutueshme e kombëtares së Kosovës, vë kurorën e martesës!

Image

Learti me nuse

E ku tjetër u bë kurorëzimi përveç në ambientet e Komunës së Leverkusenit në Gjermani.

Paçarada është fejuar verën e kaluar dhe tani lidhi kurorën e martesës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat