Konfirmohet lista e yjeve nga Shqipëria

Futboll

Konfirmohet lista e yjeve nga Shqipëria

Më: 7 janar 2020 Në ora: 17:46
Konfirmohet lista e yjeve nga Shqipëria

Është zbuluar lista me yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë të cilët do të luajnë në stadiumin “Air Albania”, më 10 janar.

Disa nga yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”, me të ardhurat që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Image

Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, te Shqipëria do të jenë emra të mëdhenj, si Cana, Murati, Strakosha, Bogdani, Duro, Raklli, Hasi, Bejqaj dhe Tare.

Gjithashtu edhe tek Italia nuk mungojnë emrat e mëdhenj dhe të njohur, të tillë si Zambrota apo edhe Baggio.

Nuk mungojnë emrat e njohur edhe të Greqisë, me yje si Gekas dhe Panajotis.

Gjithashtu bien në sy edhe shumë emra të njohur nga lista e Turqisë, si Altintop, Ersoj, Karan, Shanli dhe Rushtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat