Mbappe refuzon të përgjigjet rreth vazhdimit të kontratës me PSG-në

Futboll

Mbappe refuzon të përgjigjet rreth vazhdimit të kontratës me PSG-në

Më: 9 janar 2020 Në ora: 10:19
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe i është shmangur sërish pyetjeve të lidhura me negociatat mbi rinovimin e kontratës së tij me PSG-në, duke insistuar se nuk është kohë e duhur për tu marrë me këtë gjë.

Talenti francez është i lidhur me një transferim tek gjigandët e La Liga-s, Real Madrid, ku Zinedin Zidane e do me çdo kusht në skuadër 21 vjeçarin.

I pyetur në lidhje për të ardhmen e tij ai tha se e ka mendjen vetëm tek futbolli dhe nuk mendon për gjëra tjera.

“Unë e kam mendjen vetëm tek futbolli. Kjo gjë vlen shumë për mua pasi që jemi në janar dhe mendoj se nuk është koha e duhur për të krijuar zhurma të tjera të kota”, përfundoi Mbappe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat