Simeone shpërthen pas fitores ndaj Barçës, ja si e motivion Joao Felix

Futboll

Simeone shpërthen pas fitores ndaj Barçës, ja si e motivion Joao Felix

Më: 10 janar 2020 Në ora: 10:22
Joao Felix, Simeone

Atletico Madridi arriti ta eliminojë mbrëmë Barcelonën nga Sperkupa e Spanjës.

Djelmoshat e Diego Simeones, arritën ta përmbysin rezultatin përballë blaugranëve, kështu duke festuar në fund kualifikimin në finale, ku do të ndeshen me Real Madridin.

Pas ndeshjes, trajneri Simeone është fiksuar nga kamerat në tunelin e stadiumit, duke i uruar lojtarëve të tij për triumfin e arritur një nga një.

Ndërsa fjalët e tij për Joao Felix janë publikuar nga të gjitha mediat portugeze.

“Hajde, vazhdo kështu. I fortë, i fortë, i fortë. Po kështu, kështu kështu...”, i thotë Simeone portugezit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat