Kosova pëson humbje në përballje me Suedinë 

Futboll

Kosova pëson humbje në përballje me Suedinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 janar 2020 Në ora: 15:59
Pamje nga ndeshja

(E plotësua):  Kombëtarja e Kosovës, që shumica ishin të Superligës tonë, pësuan humbje me rezultat 1:0 nga Suedia po ashtu e përbërë nga pjesa më e madhe e lojtarëve të kampionatit të tyre. Në bazë të lojës Kosova ka merituar më shumë sepse në shumicën e kohës ishin më të mirë në këtë miqësore të mirëseardhur për të dyja palët.

Përzgjedhësit i Kosovës, Bernard Challandes bëri testimin e shumicës së lojtarëve dhe pa formën e tyre. Në pjesën e parë Kosova ka pasur dy raste ideale për të kaluar në epërsi, së pari Flamur Kastrati në minutën e 22-të por gjuajtjen e tij e priti portieri  Abrahamsson. Një minutë më vonë Fidan Aliti nga afërsia, nga pozita ideale por nuk shënon.

Edhe në pjesën e dytë u tregua lojë e mirë dhe në minutën e 75-të Simon Hedlund në pozizë ballore, mposhti portierin Visar Bekaj dhe i siguroi fitoren kombëtares së tij.
 
Suedia-Kosova 1:0
Stadiumi Al Ahli në Doha.
Shënues: Hedlund (75’).
Kartonat e verdhë: Tankoviq.
Suedia: Abrahamsson (Pettersson 46’), A. Andersson (J. Andersson 46’), Graca, Erlingmark (Bojaniq 64’), Hedlund, Kacaniklic, Saletros, Sandberg (Islamoviq 64’), Soder, Tankovioq dhe Une-Larsson.
Kosova: Bekaj, Aliti, Bekteshi (Lladrovci 46’), Bytyçi (Hoxha 46’), Ibrahimaj (Baftiu 46’), F. Kastrati (Topalli (46’), L. Kastrati (Rashkaj 46’), Loshaj (Lushaku 33’ – Broja 64’), Rashani (Rashani 84’), Shala (Veliu 46’) dhe Thaçi.  

82' Kosova lufton që të barazon rezultatin ndaj Suedisë.

75' Suedia avancon me 1:0 fal golit të Hedlund i cili doli vetëm me portierin Bekaj dhe pa vështirësi shënon.

71' Kosova është më e mirë se Suedia dhe po mundohet më mish e më shpirt.

Suedia-Kosova
Stadiumi Al Ahli në Doha.
Kartonat e verdhë: Tankoviq.
Suedia: Abrahamsson (Pettersson 46’), A. Andersson (J. Andersson 46’), Graca, Erlingmark (Bojaniq 64’), Hedlund, Kacaniklic, Saletros, Sandberg (Islamoviq 64’), Soder, Tankovioq dhe Une-Larsson.
Kosova: Bekaj, Aliti, Bekteshi (Lladrovci 46’), Bytyçi (Hoxha 46’), Ibrahimaj (Baftiu 46’), F. Kastrati (Topalli (46’), L. Kastrati (Rashkaj 46’), Loshaj (Lushaku 33’ – Broja 64’), Rashani, Shala (Veliu 46’) dhe Thaçi.  
 

62’ Lojë e mirë nga të dyja palët, sidomos Kosova kërkon me ngulm epërsinë.

57' Shumë zëvendëzime te Kosova, por ende nuk po gjejnë rrjetën deri me tash. Ndeshje testuese.

54' Kosova po luan më mirë, po sulmon por jo edhe të shënon.

51' Nuk ka gola deri me tash.

Suedia-Kosova 0:0

Stadiumi Al Ahli në Doha.
Suedia: Abrahamsson (Pettersson 46’), A. Andersson (J. Andersson 46’), Graca, Erlingmark, Hedlund, Kacaniklic, Saletros, Sandberg, Soder, Tankovioq dhe Une-Larsson.
Kosova: Bekaj, Aliti, Bekteshi (Lladrovci 46’), Bytyçi (Hoxha 46’), Ibrahimaj (Baftiu 46’), F. Kastrati (Topalli (46’), L. Kastrati, Loshaj (Lushaku 33’), Rashani, Shala (Veliu 46’) dhe Thaçi.  
 

44' Suedia-Kosova 0:0.

41' Edhe me tej pa gola.

39' Suedia-Kosova
Stadiumi Al Ahli në Doha.
Suedia: Pettersson, Andersson, Graca, Erlingmark, Hedlund, Kacaniklic, Saletros, Sandberg, Soder, Tankovioq dhe Une-Larsson.
Kosova: Bekaj, Aliti, Bekteshi, Bytyçi, Ibrahimaj, F. Kastrati, L. Kastrati (Rashkaj 46'), Loshaj (Lushaku 33’), Rashani, Shala dhe Thaçi.  

35' Pak shikues në Doha, stadium me kapacitet 18.000 ulëse.

Image

32' Lojë me ritëm por asnjëra nuk shënojnë deri me tash.

30' Ende pa gola, nuk mungojnë rastet.

22' Rast ideal i Kosovës, Flamur Kastrati me kokë nga afërsia por portieri suedez shpëton portën. Pastaj Aliti pati mundësi të volitshme, i cili nga pozita e pastër gjuan jashtë.

20’ Andersson pati rast ideal por nga afërsia gjuajti për disa centimetra jashtë shtyllës pingule.

17' Kosova pati rast të mirë por me fat Suedia.

13' Selektori i  Kosovës, Challandes, ka mundësi të shikojë ndonj[ë ka lojtarët qëmund t'i futet në punë për sfidën e 26 marsit kundër Maqedonisë së Veriut.

10' Edhe më tej 0:0, një miqësore e mirë për të dyja ekipet, por që luajnë më shumë me lojtarët e Kampionatit të Kosovës e të Suedisë.

7' Lojë mjaft e mirë qoftë e njërës palë apo skuadrës tjetër.

 3' Ibrahimaj gjuajti nga distanca por jashtë portës së Suedisë.

2' Ndeshje miqësore, nuk ka ende gola e as raste.

Filloi ndeshja. Gjithçka është gati për sfidën e sotme (15.45) në Doha të Katarit mes kombëtares së Kosovës dhe të Suedisë, që të dyja shumicën e lojtarëve i kanë të përzgjedhur nga Superligat e tyre.

Suedia-Kosova

Stadiumi Al Ahli në Doha.

Suedia: Pettersson, Andersson, Graca, Erlingmark, Hedlund, Kacaniklic, Saletros, Sandberg, Soder, Tankovioq dhe Une-Larsson.

Kosova: Bekaj, Aliti, Bekteshi, Bytyçi, Ibrahimaj, F. Kastrati, L. Kastrati, Loshaj, Rashani, Shala dhe Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat