Ndryshimi i Real Madridit brenda tre muajve: Nga kriza në trofe

Futboll

Ndryshimi i Real Madridit brenda tre muajve: Nga kriza në trofe

Më: 13 janar 2020 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Jo më shumë se tre muaj më parë flitej se kthimi i Zinedine Zidane në Real Madridi do të ishte një dështim i plotë. Megjithatë, tani që kanë kaluar tre muaj që nga disfata e fundit, Los Blancos kanë kaluar nga një pikë krize në ngritjen e trofeve.

Trajneri Zinedine Zidane e ka zbuluar një sistem që po funksionon me futbollistët e skuadrës së tij dhe rezultatet e kësaj skeme tashmë janë të dukshme, shkruan Marca.

Francezi nuk pati kurrë dyshime në mënyrën se si ai po punonte, edhe pse pati disa net zhgënjyese, si në Paris dhe në Madrid kundër PSG-së dhe Club Brugge, gjatë rrugës së tij këtë sezon.

Madje kishte sugjerime se po të mos kishte qenë për golin e fitores të shënuar nga Toni Kroos në Stamboll, Zidane as që do të kishte qenë në karrigen e trajnerit në kohë për Superkupën e Spanjës, që u zhvillua gjatë javës së fundit në Jeddah të Arabisë Saudite.

Triumfi në penallti në finalen e së dielës kundër Atletico Madridit ia dha Florentino Perezit titullin e tij të 26-të si president të Real Madridit, dhjetë prej të cilave kanë ardhur gjatë kohës sa Zidane ka qenë trajner.

Fitoret në Arabi Saudite kundër Valencias në gjysmëfinale dhe Atletico Madridit në finale do t’i japin skuadrës së Real Madridit edhe më shumë vetëbesim për kur të kthehet në Spanjë.

Ata tani do të përballen me një agjendë më të ngarkuar në La Liga, si dhe me përballjen në Ligën e Kampionëve kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës në 1/8 e finales. Megjithatë, klubi madrilen është i qetë.

“Los Blancos” nuk kanë pësuar disfatë që nga 19 tetori, kur humbën 1:0 kundër Mallorcas. Kjo bën që ata të jenë në ecuri prej 16 ndeshjeve radhazi pa disfatë.

Tani Real Madridi e ka një stil të qartë lojë, e ka përmirësuar repartin e mbrojtjes dhe më në fund është larguar ndjenja e vazhdueshme e një krize që nga largimi fillestar i Zidane nga Santiago Bernabeu.

Ajo ndjenjë është zëvendësuar nga vetëbesimi dhe përmirësimi. Triumfi i së dielës në Superkupën e Spanjës ishte shpërblimi i ëmbël për Zidane dhe lojtarët e tij për punën që e kanë bërë deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat