United, kërkimet për pasardhësin e Ferguson kushtojnë një djall e gjysmë

Futboll

United, kërkimet për pasardhësin e Ferguson kushtojnë një djall e gjysmë

Më: 15 janar 2020 Në ora: 00:55
Ole Gunnar Solskjaer

Pavarësisht fitores ndaj Norëich-it, Manchester United nuk ka vendosur akoma nëse do të vazhdojë ose jo me Ole Gunnar Solskjaer.

Trajneri norvegjez nuk bind dhe rendimenti me ulje-ngritje i Djajve të Kuq ndikon shumë te gjykimi i drejtuesve të klubit.

Shkarkimi i mundshëm i heroit të finales së Champions League në 1999-ën do të nxirrte në pah vështirësinë e madhe të klubit anglez për të gjetur një pasardhës të denjë të Sir Alex Ferguson.

Që nga momenti i largimit të trajnerit skocez,  United ka ndërruar pesë trajnerë, duke marrë në konsideratë edhe parantezën prej lojtari-trajner të Ryan Giggs.

Lamtumirat e David Moyes, Louis Van Gaal dhe Jose Mourinho i kanë kushtuar klubit anglez 35 milionë sterlina. Me shkarkimin e mundshëm të Solskjaer do të arrinin në 40. Një shpenzim me të vërtetë i rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat