Rivaldo sulmon Barçën: Setien? Zgjedhje e tretë dhe e detyruar

Futboll

Rivaldo sulmon Barçën: Setien? Zgjedhje e tretë dhe e detyruar

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:03
Rivaldo

Do t'i takojë Quique Setien të drejtojë Barcelona-n në pjesën e dytë të sezonit pas shkarkimit të Ernesto Valverde-s, që e ka paguar shtrenjtë humbjen e pësuar në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletico Madrid.

Zgjedhja për t'ia besuar ekipin Setien është komentuar edhe nga ish-ylli i katalanasve, Rivaldo, i cili ka thënë për AS: "Barça nuk e ka menaxhuar mirë ndërrimin e trajnerit, janë treguar pak naivë dhe ndoshta kanë treguar pak mungesë respekti ndaj Valverde-s".

"Setien? Besoj se është marrë ai sepse klubi nuk mund të tërhiqej më mbrapa pasi kishte nisur të kërkonte zëvendësuesin e tij. Nuk kishte kuptim që Valverde të qëndronte".

"Nuk kanë arritur të marrin Xavi-n dhe Koeman-in, kanë qenë të detyruar të gjenin një opsion të tretë. E gjithë situata nuk është menaxhuar mirë nga klubi".

"Setien duket se është një trajner i mirë, por e ardhmja e tij do të varet nga rezultatet. Nuk ka drejtuar kurrë një klub të madh si Barça dhe për të do të jetë një eksperiencë e re. Nuk ka shumë për të humbur, tifozët nuk presin shumë nga ai, duke parë se nuk fituar asnjë titull".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat