Pas Moses, Inter është duke pritur përgjigje për Eriksenin

Futboll

Pas Moses, Inter është duke pritur përgjigje për Eriksenin

Më: 21 janar 2020 Në ora: 10:26
Christian Eriksen

Christian Eriksen është objektivi i madh i Interit këtë merkato.

Danezi është në muajt e fundit të kontratës së tij tek Tottenham dhe për këtë arsye vlera e tij në treg llogaritet diku tek 20 milionë euro, shumë pak për një lojtar të kalibrit të tij.

Drejtori sportiv zikaltër Piero Ausilio deklaroi dje në një intervistë për mediat italiane se Interi ka bërë edhe ofertën e parë zyrtare për të marrë danezin nga Tottenham.

“Po flasim për një mesfushor të një niveli mjaft të lartë, që ndiqet nga shumë klube të ndryshme europiane, megjithatë ne kemi bërë ofertën tonë zyrtare te Tottenham dhe presim përgjigjen prej tyre”, deklaroi Ausilio.

Mediat në Itali pretendojnë se Interi ka ofruar 18 milionë euro për kartonin e danezit, ndërsa gjasat janë që numri një i Tottenhamit, Daniel Levy të pranojë ofertën, për të mos e humbur fantazistin me parametra zero në verë.

Ndërkohë zikaltrit kanë arritur edhe një akord paraprak me sulmuesin francez të Chelseat, Olivier Giroud, por ardhja e këtij të fundit në Milano lidhet ngushtë me të ardhmen e Politanos, pasi nëse ky i fundit mbetet te Interi, atëherë nuk ka vend për kampionin e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat