Paqueta do largimin nga Milani. Ja oferta e vetme! - Bota Sot
Paqueta do largimin nga Milani. Ja oferta e vetme!

Futboll

Paqueta do largimin nga Milani. Ja oferta e vetme!

Më: 22 janar 2020 Në ora: 16:48
Lucas Paqueta

Jo vetëm Piatek dhe Suso, por edhe Lucas Paqueta është mes futbollistëve që janë më shumë të indinjuar me mosaktivizimin me Milanin gjatë kësaj periudhe dhe më përpara. Edhe pse janarin e shkuar u shpenzuan jo pak por 37 mln euro, sërish duhet thënë se braziliani nuk mundi të shkëlqente.

Tashmë e kërkon PSG dhe mentori i tij, Leonardo, por nuk paguan atë shifër por kërkon skonto që të zbresë të 25 mln eurot.

Milani ka refuzuar dhe dëshiron të paktën 35 mln euro për të mos dalë me humbje. Ndërkohë, agjenti i tij sot ka takuar drejtuesit kuqezi, Boban dhe Maldini, për të biseduar dhe për të sjellë ndoshta ofertë në tavolinë. Paqueta ka kërkuar zyrtarisht të largohet!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat