Trajneri Jose Mourinho po mendon për sulmin dhe emri i preferuar mbetet sulmuesi i Milanit, Krzysztof Piatek.
Lojtari ka humbur pozicionin e titullarit ndaj Zlatan Ibrahimovicit dhe po qëndron më shumë në stol.
Ai do të largohet dhe Tottenhami ka nisur luftën për ta marrë.
Ata kanë nisur një tjetër ofertë drejt Milanit sipas asaj që shkruan Gianluca Di Marzio dhe po presin përgjigje. Polaku shumë shpejt mund të marrë vendin e lënë bosh nga kapiteni Kane.