Federata e Futbollit të Kosovës sot ka njoftuar se të premten pritet të mbahet takimi me delgatët e Ligës së Parë si dhe të Superligës.
Ky takim pritet të mbahet në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror në futbollin Kosovar, transmeton KosovaPress.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Komisioni i Garave ka aprovuar kërkesën e Feronikelit për të shtyer ndeshjen e Kupës së Kosovës, ndërmjet Niklit dhe Lirisë.
Kjo ndeshje pritet të zhvillohet më 12 shkurt, ndërsa ndeshjet tjera si Drenica – Gjilani, Dukagjini – Ballkani dhe Prishtina – Vushtrria zhvillohen më 8 e 9 shkurt.