Ish portieri i Kosovës bëhet me skuadër të re

Futboll

Ish portieri i Kosovës bëhet me skuadër të re

Më: 30 janar 2020 Në ora: 14:31
Flamur Neziri

Ish portieri i Kombëtares së Kosovës, Flamur Neziri, është bërë me skuadër të re.

Neziri që në stinorin e fundit ishte pjesë e Dukagjinit, ka vendosur t’i bashkohet 2 Korrikut, ekip që garon në Ligën e Parë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Neziri, në llogarinë e tij në Facebook.

“Rikthehem në klubin Fc 2 Korriku aty ku kam filluar hapat e parë të karrierës. Shpresoj dhe besoj që së bashku do të punojmë me të gjitha forcat dhe ta nderojmë fanellën e Klubit me suksese”, ka shkruar Neziri.

2 Korriku pjesën e parë të sezonit në Ligën e Parë e ka përfunduar në vendin e tetë me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat