Emre Can niset drejt Dortmund për testet mjekësore – arrihet marrëveshja mes dy skuadrave

Futboll

Emre Can niset drejt Dortmund për testet mjekësore – arrihet marrëveshja mes dy skuadrave

Më: 30 janar 2020 Në ora: 23:20
Emre Can

Mesfushori i kombëtares gjermane, Can, është afër transferimit në kampionatin elitar të futbollit në Gjermani, në Bundesliga.

Anëtari i Juventus ka pasur mungesë të minutave nën urdhrat e Maurizio Sarri dhe tani është në kërkim të një aventure të re.

Dortmund dhe Juventus janë pajtuar për nja marrëveshje huazimi me obligim për blerje, dhe tashmë lojtari do të kryej testet mjekësore.

Nëse zyrtarizohet dhe regjistrohet në kohë, Can do të mund të bëjë debutimin e tij qysh kundër Union Berlinit, të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat