Barcelona dhe Real Madridi mësojnë kundërshtarët e çerekfinales së Kupës së Mbretit

Futboll

Barcelona dhe Real Madridi mësojnë kundërshtarët e çerekfinales së Kupës së Mbretit

Më: 31 janar 2020 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Sot është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Mbretit, kur Barcelona do të përballet si mysafire me Athletic Bilbaon, ndërsa Real Madridi do ta presë në shtëpi Real Madridin.

Ndeshjet e fazës çerekfinale të Kupës së Mbretit do të zhvillohen pa ndeshje kthyese. Ato do të luhen më 4, 5 dhe 6 shkurt. Data dhe koha e secilës përballje do të konfirmohet gjatë orëve në vijim.

Shorti i plotë i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit:

Real Madrid vs Real Sociedad
Athletic Bilbao vs Barcelona
Granada vs Valencia
Mirandés vs Villarreal

Ndeshja më interesante e kësaj faze vlerësohet ajo me Athletic Bilbaos dhe Barcelonës, të cilët janë takuar tetë herë në finale të Kupës së Mbretit.

Për herë të fundit u takuan në vitin 2015, kur Lionel Messi i kishte shënuar dy gola, përderisa Barcelona kishte fituar me rezultat 3:1 për ta kompletuar çerekun e tripletës evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat