Lojtarët e Barcelonës e përkrahin Messin në zënkën me Abidalin

Futboll

Lojtarët e Barcelonës e përkrahin Messin në zënkën me Abidalin

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Kapiteni i parë i Barcelonës, Lionel Messi, e mbajti një diskutim me zëvendëskapitenët Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Robertp, pas zënkës së tij me drejtorin sportiv të klubit Eric Abidalin.

Anëtarët seniorë të skuadrës së Barcelonës e mbajtën një takim të mërkurën në mëngjes pas reagimit të ashpër publik të Lionel Messit ndaj disa deklaratave të drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidalit.

Lojtarët e përkrahin Messin në reagimin ndaj Abidalit

Kapiteni i klubit, Messi, foli me zëvendëskapitenët – Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Sergi Roberto, pas reagimit të tij ndaj pretendimit të Abidalit se disa lojtarë nuk kishin punuar aq sa duhej dhe kjo kishte çuar deri te shkarkimi i trajnerit Ernesto Valverde.

Messi ia ktheu kritikat francezit në një postim të së martës në Instagram, ku kërkoi që drejtuesit ta marrin përgjegjësinë ashtu siç bëjnë lojtarët kur humbasin apo luajnë keq.

“Sinqerisht, mua nuk më pëlqen ta bëj këtë, ama mendoj se të gjithë duhet të jenë përgjegjës për punën e vet dhe ta marrin përgjegjësi për vendimet e veta”, shkroi Messi në Instagram.

“Lojtarët janë përgjegjës për atë që ndodh në fushë, ne po ashtu, jemi të parët që e pranojmë kur nuk luajmë mirë. Edhe ata që udhëheqin me drejtorinë e sportit duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre dhe mbi të gjitha, t’i marrin vetë vendimet që u takojnë”, shtoi ai.

“Për fund, mendoj se kur flet për lojtarët, duhet të thuash emra sepse ndryshe po ia njollos emrin secilit dhe po i ushqen thashethemet që shpërndahen dhe nuk janë të vërteta”, përfundoi argjentinasi.

Busquets, Pique dhe Roberto e siguruan Messin se ai e ka mbështetjen e plotë të skuadrës në këtë situatë. Kjo e përfshin edhe grupin francez të lojtarëve, përkundër lidhjes së tyre të mirë me bashkëkombësin e tyre.

Abidal do të qartësohet në një takim me presidentin e Barcelonës

Pas kësaj situate që e bën të qartë se marrëdhënia e Abidalit me lojtarët nuk është aspak e mirë, drejtori sportiv do të mbajë takim urgjent me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeun, të mërkurën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat