Sermaxhaj flet për derbin e madh gjilanas, tregon për përparësitë

Futboll

Sermaxhaj flet për derbin e madh gjilanas, tregon për përparësitë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:14
Sermaxhaj flet për derbin e madh gjilanas, tregon për përparësitë

Të dielën në orën 13.00 do të luhet derbi më i madh në vendin tonë, Drita-Gjilani, ndeshje e javës së 18-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Genc Sermaxhaj, analist i futbollit, por që ka qenë edhe  ish futbollist edhe i Gjilanit edhe i Dritës, tha se është një ndeshje që vërtetë do të dhurojë spektakël ashtu si i ka hije futbollit, në njërën anë do të janë tifozët “Intelektualët” e Dritës dhe në anën tjetër “Skifterat” e Gjilanit.  “Derbin gjilanas e veçon rivaliteti i madh, atmosfera e jashtëzakonshme dhe edukata e lartë sportive e cila prej kohësh është dëshmuar në Gjilan.  

E rëndësishme është të shohim lojë të bukur për të cilën unë dëshiroj çdo herë që i vjen koha këtij derbi, e që ne pak raste kemi parë por duke shpresuar gjithmonë në cilësinë që posedon te këto dy ekipe.

 Të dyja janë të përgatitura mirë, por më e rëndësishmja është aspekti psikologjik, që në përparësi është Drita.  

Ndeshje e njëjtë mund të përsëritet edhe kësaj here ngjashëm me herën e kaluar kur Drita ishte me në nivel se sa Gjilani.  E dijmë se favorit në derbi nuk ka, por kur cilësia në njërën ekip është më e madhe ndonjëherë i përshtatet edhe fjala favorit.  

Te dyja ekipet luajnë ndryshëm nga njëra - tjetra, dhe kjo mund ta bëj ndeshjen më interesant. Do ta shohim ndeshjen e me pas mund të vlerësojmë se cila ekip ishte me superior ndaj tjetrës. Por mendoj se Drita ka përparësi në shume drejtime”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

IPKO Superliga
E shtunë

13:00 Ballkani-Drenica
13:00 Prishtina-Vushtrria
13:00 Ferizaj-Feronikeli

E diel 
13:00 Drita-Gjilani
13:00 Flamurtari-Trepça ‘89
13:00 Dukagjini-Llapi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat