Shqiptari që i tërboi serbët - Bota Sot
Shqiptari që i tërboi serbët

Futboll

Shqiptari që i tërboi serbët

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 12:51
Shqiptari që i tërboi serbët

Dashur padashur, aventura e Rei Manajt te Barcelona është e lidhur në mënyrë të pashmangshme me dëmtimet e shumta. Fillimisht Luis Suarez, pastaj Osman Dembele dhe Hiroki Abe.

Të gjithë e kanë mbyllur sezonin dhe kjo bëri që sulmuesi i Kombëtares shqiptare t’i ngjiste shpejt shkallët nga skuadra B në ekipin e parë. Sigurisht që ai ka treguar vlerat e tij në stërvitje dhe ka merituar gjithçka, por ishte në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Dhe nëse dëmtimet e shumta i mundësuan grumbullimin me ekipin e parë dhe qëndrimin në stol për sfidën me Granadën, ishte sërish një dëmtim që i prishi ëndrrën për të debutuar.reymanaj-barcelona

Me dëmtimin e Hordi Albës, trajneri Kike Setien duhet që të bënte patjetër një zëvendësim të detyruar. Në këtë mënyrë, u zbehën shanset për Rei Manajn që në start. Edhe rezultati 2-1 ia vështirësoi gjërat shqiptarit, i cili priste me kalimin e minutave.

Por Setien nuk donte të kalonte në aventurë dhe dy zëvendësimet e tjera ishin Rakitiç dhe Vidal. Asgjë për t’u dëshpëruar. Sezoni është i gjatë dhe Manaj sigurisht që do të ketë shanse të tjera për t’u aktivizuar me katalanasit.

MES DY TALENTEVE – Përpara fillimit të ndeshjes, skuadra e Barcelonës publikoi pamjet nga dhomat e zhveshjes dhe Rei Manaj ishte i ulur mes dy lojtarëve Ansu Fati dhe Frenki De Jong. Shqiptari është një lojtar që integrohet shumë shpejt në grup sepse bën humor dhe batuta. Në stërvitje është parë gjithmonë i qeshur edhe përkrah Lionel Mesit. Sulmuesi i Kombëtares u bë lojtari i parë shqiptar që grumbullohet nga skuadra e Barcelonës, por tani objektivi i radhës është debutimi…Manaj Mesi

SERBËT – Grumbullimi i Rei Manajt me skuadrën e parë të Barcelonës ka bërë jehonë edhe në mediat serbe, teksa “Kurir” e ka cilësuar këtë fakt si një lajm tronditës. Në Serbi duken të tronditur që një futbollist shqiptar do të ketë shansin për të debutuar në “Kamp Nou” me fanellën e Barcelonës, përkrah yllit argjentinas, Lionel Mesi. “Lajm tronditës nga ‘Kamp Nou’, futbollisti shqiptar përkrah Lionel Mesit.

Ja kush është sulmuesi i ri i Barcelonës”, ishte titulli i vendosur nga “Kurir”, ndërkohë që në artikull sqarohet se Manaj është grumbulluar nga trajneri Setien dhe pritet të debutojë si titullar, për shkak të dëmtimeve të shumta në repartin ofensiv.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat