Sterling vendos për të ardhmen, pas përjashtimit të Man City nga Liga e Kampionëve - Bota Sot
Sterling vendos për të ardhmen, pas përjashtimit të Man City nga Liga e Kampionëve

Futboll

Sterling vendos për të ardhmen, pas përjashtimit të Man City nga Liga e Kampionëve

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 10:58
Raheem Sterling

Raheem Sterling mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj ekipit të vet, Manchester City, pas thashethemeve se e ardhmja e tij ishte në dyshim për shkak të vendimit të UEFA-s për ta përjashtuar klubin anglez nga garat evropiane.

Bota e futbollit u trondit të premten kur kampioni i Premierligës u pezullua me dy vjet nga pjesëmarrja në garat evropiane dhe u gjobit me 30 milionë euro për shkelje serioze të rregullave të fair-play’t financiar.

Por City ka paralajmëruar luftë të rreptë ndaj UEFA-s duke e çuar çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Nëse ankesa e City’t ndaj vendimit të UEFA-s nuk pranohet nga gjykata, atëherë mungesa e të ardhurave nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve do të lërë hendek të madh në financat e klubit në dy vjetët e ardhshme, që do të nënkuptonte rreth 200 milionë euro humbje.

Kjo do të kishte ndikim negativ në klub, për shkak të pagave shumë të larta të futbollistëve si Sterling, Kevin De Bruyne dhe Sergio Aguero.

Disa lojtarë mund edhe të bëjnë trysni për t’u larguar sepse ngurrojnë të luajnë në një klub që nuk merr pjesë në Ligën e Kampionëve dy sezone radhazi, e cila vlerësohet si gara më e mirë e nivelit më të lartë në futboll.

Por Sterling, megjithatë, duket se nuk e ka ndërmend të lëviz vendi.

Duke folur për Daily Mirror, menaxheri i Sterling, Aidy Ward ka thënë: Raheem është i përqendruar vetëm në Manchester City dhe nuk do të shpërqendrohet nga asnjë thashethem për transferim në ndonjë klub tjetër për momentin”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat