Pas shumë kohësh larg fushave për shkak të problemeve të vazhdueshme me gjurin, Valav Kadlec ka varur këpucët në gozhdë në moshën 27-vjeçare.
Lojtari çek kur ishte adoleshent konsiderohej si një sulmues me të ardhme të madhe, por ai nuk arriti asnjëherë t'i përmbushte pritshmëritë.
Kohët e fundit ai ka luajtur te Spavia Prague teksa nga viti 2013 deri 2015 ai ka veshur fanellën e Eintrach Frankfurt, ku ka shënuar gjashtë gola në 30 ndeshje.