Interi ka një lajm të keq për Sanchezin

Futboll

Interi ka një lajm të keq për Sanchezin

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:23
Alexis Sanchez

Interi nuk do ta ketë prioritet transferimin e sulmuesit kilian Alexis Sanchez këtë verë, shkruan “Calciomercato” të hënën.

Sanchez është aktualisht te Interi në formë huazimi nga Manchester Unitedi.

Mirëpo, ai nuk ka treguar mjaftueshëm për të bindur krerët e Interit që të bëjnë transferimin e plotë të tij.

Sanchez 31-vjeçar në 13 ndeshje në të gjitha garat këtë stinor ka shënuar një gol dhe ka asistuar tre të tjerë.

Sanchez një pjesë të madhe të stinorit ka munguar shkaku i lëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat