Pas lejimit të zhvillimit të ndeshjes Inter-Ludogorets pa praninë e tifozëve ditën e enjte, kampionati italian i futbollit lejon zhvillimin e 5 sfidave të kësaj jave të Serisë A me dyer të mbyllura.
Juventus-Inter, Milan-Genoa, Parma-SPAL, Sassuolo-Brescia dhe Udinese-Fiorentina do të zhvillohen pa tifozë në stadiumet respektive.
Kjo për të shmangur përhapjen e “Coronavirus”-it.
Ky virus deri tani ka infektuar 229 persona dhe u ka marrë jetën 7 të tjerëve në Itali.
Në fundjave, kampionati italian ndaloi zhvillimin e 4 takimeve të Serisë A.