Werner në Serie A, te skuadra e njohur

Futboll

Werner në Serie A, te skuadra e njohur

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 11:27
Timo Werner

Inter gjatë verës pritet të ketë një revolucion në fazën e sulmit.

Nga të gjithë sulmuesit në skuadrën aktuale të Antonio Contes, vetëm Romelu Lukaku është i sigurt që do të qëndrojë.

Alexis Sanchez do të kthehet te Manchester United, ndërsa Lautaro Martinez po kërkohet nga Barcelona.

Në gjithë këtë situatë, Inter ka filluar të mendojë për sulmuesit që do të afrojë në skuadër.

Mediet në Itali raportojnë se Timo Werner i RB Leipzig, mbetet kandidati i preferuar i ‘Zikaltërve’.

Sulmuesi gjerman po kërkohet edhe nga Liverpool, gjë e cila do t’ia bëjë më të vështirë punën Interit, për të finalizuar këtë transferim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat