Gerard Pique është dëmtuar në ndeshjen që Barcelona mbrëmë barazoi 1-1 ndaj Napolit në fazën e 1/16-ave në Champions League.
Mbrojtësi spanjoll u është nënshtruar testeve mjekësore, të cilat i kanë dhënë shpresë por ende është në dilemë aktivizimi i 33-vjeçarit në derbin e madh të fundjavës ndaj Real Madridit.
Megjithatë, gjendja fizike e lojtarit do të testohet në stërvitjet e radhës dhe Barcelona rrezikon mungesën e një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës në "El Clasico".
Sergi Roberto e Jordi Alba janë dy mungesat e konfirmuara te Barcelona për ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të sezonit. Buzëqesh Reali para "El Clasicos".