Mustafë thyeje heshtjen, sqaroje opinionin po shembet apo jo Ferizaj!  

Futboll

Mustafë thyeje heshtjen, sqaroje opinionin po shembet apo jo Ferizaj!  

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 10:14
Mustafë Grainca

Nuk është mirë të heshtësh ndaj një situatë të rëndë që po kalon klubi i futbollit Ferizaj.  Një burim brenda klubit tha se 3 rroga iu kanë borxh futbollistëve.

Mustafë Grainca është president i klubit të Ferizajt dhe ai e ka për detyrë me bordin e tij apo aksionarët që janë në klub, të dalin e ta sqarojnë opinionin sportiv. 
Mustafë, mos hezito por bëhu burrë e sqaroje opinionin, se cila është situata brenda klubit. A është e vërtetë që klubi i ka tre muaj rroga borxh lojtarëve a po jo?

Çfarë ndodhi me klubin pas privatizimit? E dimë të gjithë se privatizimi ndodhi me 7 korrik të vitit të kaluar dhe i madh e i vogël iu gëzuan kësaj mrekullie të pa mrekulli.

Ndodhi privatizimi por jo edhe mrekullia e shumëpritur ani se klubi i shpëtoi rënies nga elita, kur e kishit trajner të respektuarin prof. Bylbyl Sokoli. 

Musfafë, bëhu burrë e thuaje publikisht, se vërtet keni telashe brenda klubit apo iu la ndokush në baltë apo si ka ardhur kjo gjendje!    

Heshtja e ka humb kuptimin, Ferizaj meriton një trajtim më të mirë. Nëse jeni në krizë si klub, thuaje publikisht se nuk është marre sepse kriza është për njerëz dhe gjithkujt i ndodh jo vetëm klubit që ju drejtoni. E dimë se keni mbetur pa trajner tash e disa ditë!

A duhet të ndërhyjë edhe kryetari i Komunës, Agim Aliu, ani se klubi është privatizuar që nga korriku i vitit të kaluar? Sigurisht se duhet të ndërhyjë, se klubi e ka emrin e qytetit dhe po ashtu edhe drejtoria e sportit duhet të përfshihet në zgjidhjen e kësaj situate. 

Do të ishte mirë Mustafë Grainca që të del me një letër t’i thotë të gjitha çka po ndodhë apo duhet të vendos edhe ai me të tjerët e të largohet, t’i jap arsyet pse nuk munden më. Situata duhet të sqarohet për opinion dhe jo të lihet të flitet e përflitet ky apo ai. Shkurt e shqip, i kujt është ky klub, kush është 51 për qindshi e 49 për qindshi. Folni burra.

Dje sipas burimeve të sigurta, futbollistët kanë marrë pak para por jo rroga. Dhjetori, janari e shkurti, janë paga borxh për lojtarët, bëhet e ditur nga një burim brenda klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat