Carlos: Nuk mund të fitoni gjithmonë, ndryshe do të quhej La Liga Real Madrid

Futboll

Carlos: Nuk mund të fitoni gjithmonë, ndryshe do të quhej La Liga Real Madrid

Më: 5 mars 2020 Në ora: 16:30
Carlos: Nuk fitohet gjithçka e gjithmonë

Roberto Carlos ka dalë në mbrojtje të mikut të tij dhe ish-partnerit në fushën e blertë, Santiago Hernán Solari, trajnerit të Real Madridit gjatë sezonit të kaluar.

Braziliani përdori një fotografi në rrjetet sociale për ta uruar, por një tifoz ndërhyri me ironi mes tyre, me anë të një “tweet”-i, ku shkruhej: Faleminderit për atë që bëtë sezonin e kaluar!

Kjo nuk i pëlqeu shumë ish-mbrojtësit të majtë të skuadrës së bardhë, i cili nuk hezitoi t’i përgjigjej përdoruesit të Twitter-it, duke sqaruar se Real Madridi nuk mund të fitojë gjithçka dhe gjithnjë: “Ka shumë tituj në vitet e fundit, mik.

Ju nuk mund të fitoni gjithmonë, ndryshe do të quhej La Liga Real Madrid, Champions Real Madrid, Kupa (e Mbretit) Real Madrid... Përshëndetje dhe shëndet të mirë!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat